Policia e Shtetit, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e provimeve të maturës shtetërore.
Mbi 900 punonjës policie u angazhuan për shoqërimin dhe ruajtjen e materialeve të provimit të parë të maturës, garantimin e rendit dhe sigurisë në qendrat ku u zhvillua provimi, si dhe për shoqërimin e materialeve në destinacionin përkatës, pas përfundimit të provimit.
Provimi i parë i maturës u mbyll pa asnjë incident, përsa i përket detyrimeve ka që Policia e Shtetit, në mbarëvajtjen e tij.
Policia e Shtetit uron maturantët, suksese në provimet e tjera.







