Policia e Shtetit në 24 orë

Policia e Shtetit/7 operacione të tjera, të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit, goditën veprimtari të ndryshme kriminale.

✅Një 24-vjeçar që transportonte drejt Tiranës, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, u vu në pranga në Gjirokastër, gjatë operacionit “Road Guard 53”.

✅Një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u godit në kuadër të operacionit “First step”, që u zhvillua në Lushnjë. 3 shtetas u vunë në pranga, u sekuestruan dhjetëra fidanë narkotike, 1 kg kanabis, doza kokaine dhe sende të paligjshme.

✅ 1 armë zjarri pistoletë u sekuestrua nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit “Start 2023”. 41-vjeçari që e mbante pa leje armën u vu në pranga.

✅22-vjeçari që braktisi ditën e djeshme, automjetin e tij, në të cilin u gjet lëndë narkotike, u kap sot dhe u vu në pranga nga Policia e Shkodrës. Pasagjeri që mbante pistoletë, u arrestua dje, gjatë operacionit “Kontigjenti” dhe u sekuestrua arma e zjarrit.

✅Operacioni “False”, i zhvilluar po në Tiranë, çoi në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.

✅Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit “Terreni”, në Kurbin, u vunë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. U sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 7 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati.

✅Policia e Tiranës evidentoi dhe goditi një rast të shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit. Në kuadër të operacionit “Ekstra” u vunë në pranga 2 shtetase, administratori i qendrës u shpall në kërkim.

Kontrollet vijojnë.