📌Lezhë / Për një sezon turistik sa më të sigurtë!
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë dhe komisariatet e Policisë në varësi, janë shtuar shërbimet e Policisë së Rendit, forcat “Shqiponja”, shërbime të Qarkullimit Rrugor, të Policisë Kriminale, grupe të FNSH-së, Shkodër dhe shërbime të tjera të specializuara, në mbështetje të shërbimeve të stacioneve të Policisë Shëngjin e Tale, më qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe mbajtjen nën kontroll të kriminalitetit, për t,u siguruar pushuesve një sezon veror sa më të sigurtë dhe të mbarë.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues i Parë Vehbi Bushati, gjatë instruktazhit me punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë sezonit veror 2022, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi, në funksion të garantimit të qetësisë publike dhe sigurisë së jetës për pushuesit.
Bushati: “Kërkoj nga të gjithë ju, angazhimin dhe gatishmërinë e shërbimeve të Policisë ndaj qytetarëve, 24/7.
٠ Komunikimin me etikë qytetare e kërkesë llogarie bazuar në ligj, për shkelësit.
٠Reagim sa më të shpejtë e profesional ndaj çdo kërkesë për ndihmë nga pushuesit, si dhe ndaj çdo rasti paligjshmërie.
٠Bashkëpunim dhe mbështetje të bizneseve që operojnë në te gjithë territorin e DVP Lezhë.
٠ Kujdes specifik të tregohet në trajtimin, orientimin dhe dhënien e ndihmës ndaj shtetasve të huaj pushues në territorin tonë, duke iu mundësuar komunikimin në gjuhën që kuptojnë dhe shpjegimin e ligjit shqiptar që ata duhet të zbatojnë për sa kohë qëndrojnë në RSH, si dhe pushojnë tek ne.
٠Bashkëpunimi me strukturat e Policisë Kufitare dhe Policisë Bashkiake të jetë eficent e i pandërprerë.
٠Në lidhje me lokalet që zhvillojnë aktivitet me muzikë në ambiente të hapura, të respektojnë oraret bazuar në Aktin Normativ.
٠Bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjithë aktorët dhe faktorët që marrin e kanë detyrime për sezonin turistik.
Risi ne këtë sezon është edhe monitorimi me makinën inteligjente dhe me mjete të paloguara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Duke uruar për të gjithë pushuesit mirëseardhjen, si dhe pushime sa më të mbara, Policia e Lezhës fton që të telefonojnë në numrin 112, për çdo problem, duke iu siguruar shërbimin e Policisë në kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm.
#112PoliciaeShtetit sa më pranë pushuesve 👮♂👮♀🇦🇱