Poliçan – U kapën duke transportuar me automjete, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas

Poliçan/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.

U kapën duke transportuar me automjete, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen automjetet e ngarkuara me 9 m3 dru të pashoqëruar me dokumentacion.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, kanë kapur në fshatrat Zgërbonjë dhe Vodicë, shtetasit M. I. dhe Dh. I., teksa transportonin me automjete (mjet bujqësor me karrocë ose me kamionçinë), përkatësisht 4 dhe 5 m3 dru për zjarr, që dyshohet se janë prerë në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. I., 47 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe Dh. I., 57 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Gjithashtu, lënda drusore pa dokumentacion dhe automjetet që drejtonin këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅