Operacioni, për goditjen e informalitetit dhe aktivitetit të kundërligjshëm të organizimit të lojërave të fatit.
Goditet një tjetër rast, vihet në pranga 1 shtetas.
Sekuestrohet 1 aparat celular, i cili përdorej për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë në përdorim nga ky shtetas, në fshatin Blacë, Pogradec, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se lokali në përdorim nga 26-vjeçari, ishte i paregjistruar në organet përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱