Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.
Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan kthimin në breg të tyre pa probleme.
Qytetari falenderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detate janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarve, vizitorve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.