Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim L . K., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec me vendimin e datës 12.08.2022, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. P., 53 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në fshatin Stropckë, Pogradec, u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz”, një sasi lëndësh drusore, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.