Pogradec/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla gati për shitje, vihet në pranga 1 shtetas

Korçë/Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër për veprën penale “Vetëgjyqësi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, i shtetasit Xh. M., 17 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet të kundërligjshëm në qytetin e Pogradecit, u organizua puna për të bërë të mundur lokalizimin e 17-vjeçarit, ku në lagjen nr. 2, Pogradec, shërbimet e policisë i bënë me shënjë shtetasit Xh. M., që të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet. Pasi u neutralizua e ndalua, gjatë kontrollit fizik dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar edhe në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 doza me lënde të dyshuar narkotike kanabis.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Vetëgjyqësia” të shtetasit E. C., 24 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Kamëz, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, ky shtetas me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetasit Xh. Xh., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej 24-vjeçarit, një shumë parash.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.