Sekuestrohen 30 m sterë dru zjarri pa leje dhe 2 automjete që shërbenin për t’i transportuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në kuadër e zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën dy raste të tjera si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. M., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec dhe M. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, pasi këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në fshatin Çezmë, Pogradec, me dy mjete kamion tip “Benz”, duke transportuar secili nga 15 m sterë dru zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet dhe sasia e lëndës drusore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.