Pogradec/Finalizohet operacioni policor “Perimetri 199”.
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 48-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në lagjen nr.4, Pogradec, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.