PKK Morinë
Si rezultat i shtimit të kontrolleve, goditen në hyrje të Shqipërisë, 1 rast i kontrabandimit të ilaçeve dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.
Arrestohet shtetasi kosovar që synonte të kontrabandonte ilaçet, me qëllim shitjen.
Procedohet penalisht shtetasi që nuk deklaroi rreth 13 000 euro.
Sekuestrohen ilaçet dhe shuma e eurove.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Morinë, në hyrje/dalje, të bazuar në analizën e riskut, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe për të parandaluar krimet në kufi, u goditën 1 rast i kontrabandimit të ilaçeve dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave. Për 2 rastet:
-u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar F. K., 32 vjeç, banues në Pejë, pasi në çantë iu gjet një sasi ilaçesh që i kishte kontrabanduar nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.