Shpallim aplikimet për pranim në funksionin Llogaritar, ekonomist i mesëm, punonjës administrativ klasa-IX, në Seksionin e Financave, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës.
Aplikimet fillojnë më datë 25.08.2022 dhe përfundojnë më datë 30.08.2022
Aplikimet bëhen në Seksionin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Vendore per Kufirin dhe Migracionin. Durrës.
4. Kriteret e pranimit për funksionin Llogaritar, ekonomist i mesëm, në Seksionin e Financave, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, janë:
a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, struktura të tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
c. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm në profilin ekonomik;
d. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
e. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
f. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
g. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, me dashje;
h. Të jetë i/e pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
i. Të plotësojë kritere të tjera të veçanta.
4.1. Kritere të veçanta:
Kriteret e veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për kete pozicion pune janë si më poshtë:
1.Të ketë njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike (dëshmi ose certifikatë);
2.Të ketë pervojë pune mbi 2 vjet, si llogaritar/ekonomist;
3.Të ketë aftësi pune në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi.
5. Aplikanti/ja duhet të paraqesë, në Seksionin e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
b. Fotokopje të kartës së identitetit;
c. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit dhe të trajnimeve përkatëse, të noterizuara;
d. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
e. Certifikatë familjare;
f. Vërtetim nga gjykata;
g. Vërtetim nga prokuroria;
h. Raport mjeko-ligjor;
i. Fotokopje të librezës së punës;
j. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se aplikanti/ja nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
6. Punonjësi në pozicionin Llogaritar, ekonomist i mesem, në Seksionin e Financave, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, kryen këto detyra specifike:
a) Mban llogarinë në sasi dhe në vlerë materiale të magazinës;
b) Përpilon listë-pagesat;
c) Bën kuadrimin me magazinierët për vlerat materiale;
d) Nxjerr fletët e iventarizimeve për inventarët periodikë;
e) Ushtron kontroll, së bashku me Shefin e Financës për ruajtjen dhe administrimin e vlerave materiale në magazinë, si dhe zbaton aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për Seksionin e Financës
7. Procesi i konkurimit përfshin:
a.Jetëshkrimin e aplikantit/es:
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve, të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive, eksperienca në fushën ekonomike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm, vlerësohen me 10 pikë.
b.Testi me shkrim:
Kontrolli i njohurive të aplikantit/es në testin me shkrim vlerësohet me 60 pikë. Aplikanti i/e cili/a nuk arrin të marrë të pakten 40 pikë në testin me shkrim, nuk i nënshtrohet intervistës me gojë dhe ndërpret procesin e konkurimit.
c. Intervista me gojë:
Vlerësimi i njohurive, aftësive komunikuese, eksperiencës në pune në fushën përkatëse, si dhe motivimi personal, vlerësohen me 30 pikë.
8. Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
9. Testi me shkrim dhe intervista me gojë, do të zhvillohen më datë 07.09.2022, në ambientet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës.
DREJTORIA VENDORE PËR KUFIRIN DHE MIGRACIONIN DURRËS