NJOFTIM PËR SHTYP

NJOFTIM PËR SHTYP

Shqipëria dhe Italia konfirmojnë angazhimin e përbashkët në goditjen e krimit

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me prefektin Rafaele Grasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike dhe drejtor i Policisë Kriminale të Italisë.

Gjatë takimit, drejtuesit e të dy policive nënvizuan bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin profesional, veçanërisht në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku theksoi edhe masat e marra nga Policia e Shtetit për sezonin turistik, ku një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh nga Italia zgjedhin Shqipërinë për pushime.

Delegacioni italian falënderoi Policinë e Shtetit për mikpritjen dhe organizimin e Konferencës së Interpolit.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale mblodhi në Tiranë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Evropës dhe më gjerë.

Aktiviteti zhvillohet në datat 11-13 Qershor 2024, në Pallatin e Kongreseve.