Njësia Operacionale e Policisë Rrugore
Intensifikohen kontrollet në akset rrugore nacionale dhe urbane, duke përdorur mjetet inteligjente shpejtësimatëse dhe dronë.
Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, në shumë akse rrugore janë konstatuar nëpërmjet dronit, 503 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer këto parakalime janë ndëshkuar me masa administrative nga 3000 deri në 5000 lekë të rinj.
Gjithashtu, gjatë monitorimeve janë evidentuar:
703 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara. Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative 1000 – 4000 lekë të rinj, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;
51 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara. Drejtuesit e mjeteve jane ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje deri në 8 pikë nga patenta.
Monitorimet do të vijojnë intensivisht në ditët në vazhdim, ndaj Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.