Morinë, Kukës – Arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale

Arrestimi i tij, me qëllim ekstradimin në shtetin italian.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë, në dalje, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-R. N., 29 vjeç, banues në Rrëshen.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane.

Gjykata Chieti, Itali ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe”Kërcënim i nëpunësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.