Mirditë – Policia ndihmon një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në lumin Fan

Mirditë

Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë, i shkuan në ndihmë një shtetaseje të moshuar nga fshati Rrosfik, që kishte mbetur e bllokuar në lumin Fan, i cili kishte dalë nga shtrati për shkak të punimeve për hapjen e digës së një hidrocentrali.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur nxjerrjen e së moshuarës nga vendi ku ishte bllokuar dhe dërgimin e saj në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

E moshuara ka falënderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën e dhënë.