Mirditë, Lezhë – Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi 3-javor

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi 3-javor.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gziq, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-N. Gj., 47 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.