Mesazh urimi i Drejtorit të Përgjithshëm, për nxënësit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Mesazh urimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për nxënësit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër,

Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë.Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.

Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë.

Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne.

Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt!

Drejtues Madhor Skënder Hita
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit