Memaliaj – Kapet në kohë rekord autori i vrasjes

Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj.

Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëhërë duke ndaluar mjetin dhe arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.