Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68 vjeç; N. M., 60 vjeç; F. M., 24 vjeç; A. M., 24 vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. M, pasi për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.