Vijon kontrolli masiv i territorit nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Bie në prangat e Policisë 1 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Sekuestrohen disa fidanë canabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në tentativë duke kultivuar fidanë cannabis sativa, në një zonë të pyllzuar në territorin e Bashkisë Mat.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm dhe tre shtetas të tjerë, dhe konkretisht shtetasit D. K., A. N., I. B., të cilët janë shpallur në kërkim e vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.