Mat/Drejtori i Përgjithshëm Skender Hita vlerëson me Certifikatën e Karrierës, Inspektor Nazmi Canin

Mat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës punonjësin e Policisë, Inspektor Nazmi Cani, i cili mbylli karrierën e tij pas 25 vitesh në shërbim të qytetarëve dhe të Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, Shefi i Komisariatit, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzoi Inspektor Nazmi Canit, me rastin e daljes në pension, Certifikatën e Karrierës me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.”

Përgjatë gjithë karrierës së tij në Policinë e Shtetit, Inspektor Nazmi Cani ka kryer detyrën me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, duke kontribuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në forcimin e besimit të qytetarëve te Policia.

Në përfundim të ceremonisë, kolegët dhe drejtuesit e falënderuan për kontributin e vyer të dhënë ndër vite, ndërsa i uruan shëndet, mbarësi dhe suksese në këtë etapë të re të jetës së tij.