Mat/Vijon operacioni policor i koduar “Gjoçaj”. Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim policor.
Bulqizë/ Arrestohen dhe dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet, ku si rezultat i operacionit të koduar “Gjoçaj”, gjatë ditës së djeshme u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. P., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ky shtetas në bashkëpunim me persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
—-
Nga Shërbimet e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me datë 18.04.2021, në hyrje të qytetit të Ri – Bulqizë, duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh. Sh., 57 vjeçe.
—–
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
G.D., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen “Minatori”, ka vjedhur disa materiale pune që shërbenin për shtrimin e trotuarit të qytetit. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e materialeve të vjedhura.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.I., 35 vjeç, për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.