Mallakastër
Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas për trafikim të lëndëve narkotike, i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Q.M, 46 vjeç, banues në Mallakastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.