Maliq/Punonjësit e Policisë iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”

Maliq

Punonjës të Komisariatit të Policisë Maliq iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke dhuruar gjak për njerëzit që kanë nevojë.

Dhurimi i gjakut është një akt humanizmi dhe solidariteti, që shkon përtej detyrave të përditshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky gjest pasqyron vlerat e shërbimit ndaj komunitetit dhe përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve edhe në momentet më të vështira.

Komisariati i Policisë Maliq mbështet dhe promovon nisma të tilla humanitare, të cilat kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve me komunitetin dhe në përcjelljen e mesazheve të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjshmërisë qytetare.

#DhuroGjakShpëtoJetë
#MeKomunitetin
#KomisariatiiPolicisëMaliq
#PoliciaEShtetit