Maliq, Korçë – Policia Rrugore, takim sensibilizues me nxënësit, për rregullat e qarkullimit rrugor

“Kujdes! Çmoje jetën!”

Nën këtë moto, u zhvillua një takim sensibilizues dhe informues nga Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me nxënësit e shkollës “Agimi” në Maliq.🗣🤝👱🏻‍♀🎓 🧒🏻

Në këtë takim, specialistët e Policisë Rrugore iu sqaruan nxënësve rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, sinjalistikës vertikale e horizontale, rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, shmangien e përdorimit të celularit apo pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu u fol edhe mbi shkelje të ndryshme që shfaqin drejtuesit në rrugë dhe penalitetet përkatëse të tyre.

Nxënësve pjesëmarrës, iu shpërndanë jelekë të verdhë të Policisë Rrugore, të cilët ata i veshën në shenjë sensibilizimi që të gjithë të kemi sjellje të ndërgjegjshme në përdorimin e mjeteve dhe të rrugës, për të mbrojtur jetën tonë dhe të tjetrit.

#Unë_zotohem_se_do_të_zbatoj_rregullat_e_qarkullimit_rrugor. #Po_ti? 👩🏻‍🚓👨🏻‍