Maliq – Finalizohet operacionin policor “Skedina 1”

Maliq

Komisariati i Policisë Maliq, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë të paligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor “Skedina 1”.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë që ushtronin këtë veprimtari. Sekuestrohen 5 celularë.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet e Policisë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e lojërave të fatit, janë goditur disa raste në këtë fushë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste u arrestuan shtetasit:

R. G., 21 vjeç, banues në fshatin Velitërne, Maliq dhe G. E., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në celularët e tyre janë konstatuar faqe për vënien e basteve sportive;

K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në lokalin në pronësi të babait të tij, shtetasit M. M., u konstatua duke vënë baste sportive, në celularin e tij.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, për babanë e 28-vjeçarit, shtetasin M. M., 52 vjec, si dhe për shtetasin E. H., 29 vjec, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi ushtronin të njëjtën veprimtari të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.