Maliq – Drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. A., 18 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në rrugën Rëmbec-Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa leje drejtimi dhe Sh. H., 56 vjeç, banues në fshatin Koritë, Maliq, pasi në rrugën Koritë-Maliq, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin bujqësor tip traktor, pa dokumentacion përkatës dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.