Malësi e Madhe
Tentoi t’i merrte me dhunë, çantën me një shumë parash, një 73-vjeçareje, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon ngjarjen.
Kapet në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, autori i dyshuar.
Sekuestrohet çanta me 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari, të moshuarës.
Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi:
E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe.
Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste).
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.