Makina inteligjente, monitorim të qarkullimit të automjeteve gjatë orëve të mbrëmjeve, në rrugët e brendshme të Durrësit

Makina inteligjente, monitorim të qarkullimit të automjeteve gjatë orëve të mbrëmjeve, në rrugët e brendshme të Durrësit.
Prej mbrëmjes së datës 5 nëntor deri mbrëmjen e sotme, makina inteligjente është zhvendosur në Durrës, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme të qytetit të Durrësit, si dhe në dalje e në hyrje të këtij qyteti.
Gjatë monitorimeve me afate të shkurtra kohore, në shumë pika të cilësuara me risk për përfshirje në ngjarje rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Durrës, nëpërmjet makinës inteligjente, kanë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.
Nga verifikimet ka rezultuar se:
•112 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë: shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;
•58 drejtues të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit;
•54 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.