Kundërshtoi për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.