Librazhd – Tentoi të vidhte në mesnatë, duke thyer xhamin e derës kryesore të një dyqni që tregtonte celularë dhe aparate dixhitale, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari

Librazhd

Tentoi të vidhte në mesnatë, duke thyer xhamin e derës kryesore të një dyqni që tregtonte celularë dhe aparate dixhitale, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

33-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin “Gjergj Golemi”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞✅