Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 52 vjeç, banues në Mirditë, pasi u kap në aksin rrugor “Rrëshen-Rrubik”, duke transportuar me furgon, dru të prerë në kundështim me ligjin. Automjeti dhe sasia e druve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. K., 46 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
