Lezhë – Tenton të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar edhe kartmonedha të tjera të falsifikuara, në total 33 mijë lekë (të reja).

 

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas, në një pikë karburanti, në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H. T., 52 vjeç, banues në Durrës.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë (të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

 

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Falsifikim i monedhave “.