Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë në Lezhë një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës
Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.