Lezhë/Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last day”.
Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Procedohet në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur edhe dronë.
Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Last day”, gjatë të cilit, në fshatin Kallmet, rrethi Lezhë, në pronën e shtetasit Z. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Z. G., i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Sh., banues në Kallmet, me detyrë kryetar i fshatit Kallmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.