Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Forbidden”

Vijon puna nga strukturat e Policisë, për goditjen e paligjshmërive, në çfarëdo formë të shfaqjes së tyre.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i operacionit “Forbbiden” u vunë në pranga edhe 2 shtetas, të cilët plagosën njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë).

Sekuestrohen mjeti i fortë dhe prerës (shkop druri dhe thikë), fishekë arme gjahu, si dhe asgjësohen bimët narkotike.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Forbbiden”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Krajen, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe gjuetisë”, pasi nga hetimi disajavor, rezultoi se kishte kultivuar në ambient të hapur, në fshatin Krajen, Lezhë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.

-A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱