Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
A. M.(B)., 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.