Lezhë – Dëmtoi rëndë, me dorezë metalike, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari

Menjëherë pas njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në spitalin rajonal të Lezhës, kishin shkuar 2 shtetas të dëmtuar me send të fortë, Komisariati i Policisë Lezhë nisi hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. D., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me send të fortë (dorezë metalike), shtetasit M. M., 18 vjeç dhe M. N., 16 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.