Nën moton “Siguria juaj është prioriteti ynë”, Policia Rrugore zhvilloi orë mësimore dhe praktike me nxënësit, paraditen e sotme, në qytetin e Lezhës, në shkollën profesionale “Kolin Gjoka”, me klasën e X dhe në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja” me klasën e IV.
Shefi i Sigurisë Rrugore Altin Mena, së bashku me specialistë të Policisë Rrugore dhe ndihmësspecialistin për Policimin në Komunitet prezantoi para nxënësve tema mësimore dhe këshilla praktike mbi rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
“Edukimi juaj është thelbësor për sigurinë rrugore, me qëllim që të jeni misionarë dhe përçues të sigurisë rrugore”, – u shpreh Shefi i Sigurisë Rrugore.
Këto aktivitete do vijojnë dhe në ditët në vazhdim për të sensibilizuar përdoruesit e rrugës në mënyrë që të evitojmë dhe parandalojmë aksidentet rrugore.
🚔👮🤝🤵👌