Lezhë – Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar, vihet në pranga 21-vjeçari

Lezhë

Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar, vihet në pranga 21-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej nga shtetasi E.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.