Kurbin/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”, finalizohet faza e 39-të.
Asgjësohen 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 68-vjeçar i dyshuar si kultivuesi i tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i gjenden edhe disa mbetje bimësh thara, të dyshuara narkotike.
Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 39-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.
Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit Xh. H. 68 vjeç, banues në fshatin Kurbin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i janë gjetur edhe disa mbetje bimësh të thara, të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.