Kurbin/Informacion sqarues
Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media, se ditën e sotme, në Mamurras, janë gjetur disa eshtra që i përkasin shtetasit K. Ll., sqarojmë se:
Në dhjetor të vitit 2020, në Mamurras, janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se i përkisnin shtetasit K. Ll., të cilin familjarët e kishin deklaruar të humbur, në gusht të vitit 2020.
Instituti i Policisë Shkencore, pas ekzaminimeve, ka sjellë aktin e ekspertimit, me të cilin është vertetuar me anë të ADN-së, se mbetjet kockore të gjetura në Mamurras, në dhjetor të vitit 2020, i përkasin shtetasit K. Ll.