DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.
Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në Kurbin.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas të cilët janë identifikuar gjatë hetimeve, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Asgjësohen bimët e kultivuara dhe bimë në proces tharjeje.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin, nga toka dhe ajri nëpërmjet përdorimit të dronëve, në zbatim të planit operacional “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e sigurura nga inteligjenca policore dhe në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilat u arrestuan shtetasit:
L. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Laç, 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies;
B. K., 71 vjeç, banues në Fushë Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa bimë narkotike në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e këtij shtetasi, ndërsa 11 bimë u asgjësuan me anë të djegies.
Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.