Kukës – Vijon operacioni policor i koduar “Astiri 2020”

Vijon operacioni policor i koduar “Astiri 2020”.

Kapet dhe ndalohet një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Astiri 2020”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetase dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim Xh. Xh. 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, do të transportonte disa shtetas sirianë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.