📌 Kukës/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla, për sigurinë e të rinjve.
Takimi i radhës në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, u zhvillua në shkollën e mesme të bashkuar “Elmaz Ademi”, në fshatin Bardhoc, me nxënësit e klasave XI.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i Komisariatit të Policisë Kukës, Kryekomisar Ledian Kerka.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u trajtuan tema që lidhen me dhunën, bullizmin, shkaqet dhe pasojat e tij, si dhe sigurinë në internet. Përmes materialeve ilustruese, videove dhe fletëpalosjeve, nxënësve iu përcollën mesazhe sensibilizuese dhe këshilla praktike për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.
Gjithashtu, nxënësit u informuan mbi pasojat dhe rreziqet që paraqesin përdorimi i lëndëve narkotike, duhanit dhe alkoolit, si dhe mbajtja apo përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta (AVL), duke synuar parandalimin e këtyre fenomeneve dhe rritjen e sigurisë në mjediset shkollore.
Policia e Kukësit vijon angazhimin për ndërgjegjësimin e nxënësve dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore, në funksion të një mjedisi shkollor të sigurt.
#PoliciaShkollë 👮🏻♂️
#SiguriaETëRinjve
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt 🇦🇱

