Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N. C., në Kukës.
Pas arrestimit nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.