Kukës – Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.
Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhje me armë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.