Kukës – Drejtonte motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi A. M. është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Ura gjashtëmetroshe”, duke drejtuar një motomjet, në gjendje të dehur, (në masën 0.71 mg/l) dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.