Kukës – Bëri manovra të rrezikshme me mjet, në gjendje të dehur, gjatë orarit të karantinës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë

Kukës

Bëri manovra të rrezikshme me mjet, në gjendje të dehur, gjatë orarit të karantinës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 33 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.